Kryetari i Komunës nga VV me porosi për deputetët që e votuan  Gjykatën Speciale: Nalni se u bonët horë

Kryetari i Komunës nga VV me porosi për deputetët që e votuan  Gjykatën Speciale: Nalni se u bonët horë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke komentuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka quajtur të padrejtë deputetët të cilët e votuan Gjykatën Speciale.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryeministri Haradinaj ka gabuar kur iu bashkua kapjes së shtetit në nepotizëm e korrupsion.

Ai thotë se ai bëri padrejtësi ndaj votuesve të vet kur e kaloi demarkacionin, e që sipas tij, për këto arsye është dashur të jap dorëheqje.

“Ata që kanë votuar Gjykatën Speciale tash po thonë padrejtësi. Pse e votuat këtë padrejtësi? Nalni se u bonët horr, e Kosovën po e boni rezil. Më të padrejtë se ju s’ka. Është koha që të vendosim vetë për qeverisjen e Kosovës dhe jo të jemi të ndikuar nga të huajt. Kriteri duhet të jetë programi qeverisës, e jo ndarja e posteve”, ka thënë ai.