
Në natën e ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga stafi komunal, kanë vizituar policinë e Prizrenit, njësinë e zjarrfikësve dhe punëtorët shëndetësor që janë në orarin e kujdestarisë në QKMF në Prizren.
Haskuka ka uruar stafin kujdestar në këto tre qendra duke i uruar Vitin e Ri 2019, njëheresh ka falenderuar ata që në këtë feste të ndërrimit të motmotove janë në shërbim të qytetarëve.
“Derisa shumica e qytetarëve festojnë ndërrimin e motmoteve pranë familjarëve të tyre, policët, zjarrfikësit dhe mjekët e shërbimit emergjent janë ata të cilët gjithmonë janë në gjendje gatishmërie dhe në shërbim të qytetarëve. Këta punëtorë të përkushtuar dhe të devotshëm, i vizituam pak para se të hyjmë në vitin 2019, për t’i uruar një vit të mbarë dhe për t’i falënderuar ata për angazhimin që po e bëjnë në çdo festë e në çdo kohë”, ka shkruar Haskuka ne profilin tij në facebook.



