Kryetari i komunës shqiptare jep shpërblim prej 200 eurove për ata që lindin fëmijë

Kryetari i komunës shqiptare jep shpërblim prej 200 eurove për ata që lindin fëmijë

Kryetari shqiptar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë një lajm për qytetarët e kësaj komune, shkruan Insajderi.

Gjeloshaj, ka treguar se një nga aktivitete e tyre është edhe mbështetja për fëmijët e porsalindur, të cilët do të shpërblehen nga kjo komunë me nga 200 euro.

“Mbështetja për qytetarët tonë, në të gjitha lëmit, është dhe do të mbetet objektivi kryesor i vetëqeverisjes lokale!

Një nga aktivitet tona, që mund ta cilësojmë si risi është mbështetja për fëmijët e posalidur. Andaj çdo lindje e re në komunën tonë do të shpërblehet me vlerë prej 200 euro!

Vlerësojmë që me ketë aktivitet do të përkrahim, sidomos familjet e reja nga treva e Malësisë!”, ka shkruar Gjeloshaj në Facebook./ Insajderi.com