Kryetari i KQZ-së në Shqipëri: Udhëheqësit politik të jenë të matur në deklaratat e tyre

Kryetari i KQZ-së në Shqipëri: Udhëheqësit politik të jenë të matur në deklaratat e tyre

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se situata e votimit deri më tani është e qetë dhe ka disa probleme teknike për shkak të mënyrës së re të votimit, transmeton Insajderi.

Në deklarimin e tij, Celibashi ftoi kandidatët për deputetë dhe udhëheqësit politik të jenë të matur në deklaratat e tyre.

“Situata e votimit është e qetë dhe me shumë pak problematikë teknike”, ka thënë ai.

“Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik dhe drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim dhe maturi në komunikimet publike dhe kështu t’i adresohen mbështetësve”, është shprehur tutje kryetari i KQZ-së në Shqipëri. /Insajderi.com