Kryetari i Lipjanit sheh nga afër procesin e vaksinimit në QKMF

Kryetari i Lipjanit sheh nga afër procesin e vaksinimit në QKMF

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sot sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ku ka parë nga afër procesin e vaksinimit anti-COVID’19, që po vazhdon në këtë komunë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të komunës në Facebook, Ahmeti u shpreh mirënjohës ndaj punëtorëve shëndetësorë për punën e palodhshme që po bëjnë, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim për pritjet për shkak që gjatë ditës po vaksionohen rreth 100 persona.

“Po ashtu, me rekomandimin e Kryetari Imri Ahmeti nga nesër do të fillojë vaksinimi do të vazhdojë në katin e parë, kështu duke mundësuar të moshuarve qasje më të lehtë”, thuhet më tej në njoftim. /Insajderi.com