Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, po vazhdon të luftojë pandeminë Coronavirus, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar, njofton Insajderi.
Meqë nuk e kishte gjendjen stabile, Begaj javën e kaluar është shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,
Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë për Zërin se gjendja e kryetarit është akoma e rëndë.
“Kryetari po vazhdon me u trajtu në Klinikën Infektive, megjithëse gjendja ende është e rënduar, ka një stabilitet dhe ne po lutemi për shëndetin e tij”, ka thënë Berisha. /Insajderi.com