Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka treguar arsyet për të cilat dha dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të martën, njofton Insajderi.
Këtë dorëheqje ai e lidhi me punësimin e qytetarëve pas zhvendosjes nga Korporata Energjetike e Kosovës të banorëve të Hades dhe Shpitullës.
Ai në Klan Kosova tha se partia e Ramush Haradinaj nuk kishte reaguar pasi në marrëveshje ishte që të punësohet nga një person në çdo familje.
“Ajo nuk ka ardhur vetvetiu por në konsultim të vazhdueshëm me elektoratin. Gjithashtu edhe me strukturat që janë në komunën tonë. Kanë filluar pakënaqësitë rreth punësimit dhe zbatimit të ligjit por sidomos rreth pikës së punësimit”.
“Kemi diskutuar, dje i kanë paraprirë asamblistët me dorëheqje, nëntë asamblistë kanë dhënë dorëheqje. Kemi mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë. 20 nëndegë nga 21 që janë kanë dhënë dorëheqje”, tha ai. /Insajderi.com