Kryetari i PD’së-kryeministrit të Malit të Zi: Njohja e Kosovës nga Serbia – çështje kohe

Kryetari i PD’së-kryeministrit të Malit të Zi: Njohja e Kosovës nga Serbia – çështje kohe

Kryetari i Partisë Demokratike në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i cili tha se kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës, nëse do të ishte në krye të Qeverisë në kohën kur Kosova ka shpallur pavarësinë, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se deklarata Krivokapiq është e paarsyeshme dhe e dëmshme “në një situatë kur njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe”.

“Në një situatë kur është vetëm çështje kohe para se Serbia të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, deklarata e kryeministrit malazezas, Zdravko Krivokapiq për mediat e Beogradit në lidhje me Kosovën është politikpjekse, e paarsyeshme dhe e dëmshme”, ka thënë Gjeka.

Ai tha se “Beteja për Kosovën ka mbaruar”.

“Së pari, për qeverinë e tij të brishtë dhe atë personalisht, sepse kjo minon pozicionin e tyre si në nivelin ndërkombëtar dhe rajonal, ashtu edhe brenda vendit tonë. Sepse beteja për Kosovën ka mbaruar. Ai që nuk e kupton këtë, i ka humbur koha dhe hapësira në të cilën jeton. Prandaj, i dashur kryeministër, ju mbërritët vonë në Kosovë”, shton ai.

Kryeministri malazezas të dielën e 7 marsit tha se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gjë. /Insajderi.com