Medalistët e Evropianit të Xhudos, që është mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, janë pritur në takim nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, njofton Insajderi.
Trajneri i xhudos së Kosovës, Driton Kuka ka shkruar në Facebook se Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë pritur në takim nga kryetari Muhaxheri të cilët kanë biseduar për mundësinë e avancimit të infrastrukturës së xhudos në qytetin e Pejës.
“Medalistët e Evropianit u pritën nga i pari i Komunës së qytetit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.Biseduam për avancimin e infrastrukturës së sportit të xhudos në qytetin tonë.Peja qyteti me Kampione Olimpike meriton të bëhet edhe qendër sportive me impakt të fuqishëm edhe për turizmin sportive”, ka shkruar Kuka.
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë fituar medalje të arta, Nora Gjakova ka zënë vendin e tretë në kategorinë e saj derisa Loriana Kuka e Laura Fazilu janë renditur të pestat në kampionatin e mbajtur në Lisbonë të Portugalisë.