Kryetari i Pejës publikon videon e një gruaje që hedh mbeturina në rrugë dhe më pas i fotografon

Kryetari i Pejës publikon videon e një gruaje që hedh mbeturina në rrugë dhe më pas i fotografon

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar një video në të cilën shihet një grua teksa i hedh mbeturinat në rrugë dhe më pas i fotografon, shkruan Insajderi.

Muhaxhiri në profilin e tij në Facebook ka paralajmëruar se tash e tutje do të filmohen “qytetarët duke bërë veprimin e ulët – ndotjen e ambientit me hudhjen e mbeturinave aty ku s’duhet!”.

“Përkundër faktit që gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak. Ndoshta nga ky moment, do të bëjnë më tepër kujdes nga frika e turpërimit e më pastaj edhe gjobitjes. Kjo dukuri është tepër shqetësuese!”, ka shkruar ndër të tjera i pari i Pejës./Insajderi.com

https://www.facebook.com/423042187847225/videos/3584272654965306/