Kryetari i Preshevës lirohet nga Spitali i Nishit

Kryetari i Preshevës lirohet nga Spitali i Nishit

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, është shëruar nga Coronavirusi pas një jave që kishte qëndruar i shtrirë në spitalin e Nishit, njofton Insajderi.

Arifi ka thënë se beteja e tij me COVID-19 ishte luftë për jetë a vdekje.

Arifi ishte shtrirë në Spitalin e Nishit në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas shtatë ditësh trajtim kryetari i Preshevës u kthye përsëri në familje.

Në profilin e tij në Facebook, Arifi ka shkruar se “pas disa ditëve i shtrirë në spital, jam kthyer përsëri në familjen time në Preshevë. Pa ekzagjeruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje. Në një moment të heshtjes, kërkoj nga ju t`i përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi globale dhe të lutemi për vëllezërit, motrat, prindërit, miqtë tanë që tani në këto momente sfidohen nga virusi Corona”./Insajderi.com