
Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se pret nga fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, Albin Kurti, që t’i dërgojë ftesë për të qenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Insajderi.
Arifi në Euronews Albania, ka thënë se ata kanë tri kushte të cilat duhet të zbatohen nga Kosova dhe Serbia për sa i përket dialogut.
“Ne besojmë që të mos ketë shkëmbim territori dhe veriu i Kosovës është pjesë e jona. Ne duhet të kemi strategjitë tona dhe s’kemi pse bazohemi të pëlqimet e Beogradit nuk duhet të bëjmë pazare me të. Po bëmë dialog atëherë humbasim,” – ka pohuar kryetari i Alternativës, Shqiprim Arifi.
Sipas tij, pazaret për territore do të sillnin hapjen e konflikteve të tjera.
“Nuk është e logjikshme të bëhet shkëmbimi pasi hapet pazari i Bosnjës, Maqedonisë së Veriut etj.. Përflitet hajde e ndajmë Preshevës rreth hekurudhës, një pjesë në Serbi një pjesë në Kosovë. Ne jemi radhit te politika evropiane, e cila ka qenë më të njëjtat kushte si ne pa ndryshim kufijsh dhe pazare,” ka deklaruar tutje Arifi./Insajderi.com