Kryetari i Rahovecit reagon pas aksidentit në komunën e tij ku vdiqën 3 persona

Kryetari i Rahovecit reagon pas aksidentit në komunën e tij ku vdiqën 3 persona

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se ka mbetur i tronditur nga aksidenti në fshatin Bërnjak ku tre qytetarë mbetën të vdekur.

“U trondita nga lajmi i para pak orëve, ku në një aksident të rëndë trafiku në Bërnjak kanë humbur jetën 3 qytetarë, kurse 3 janë lënduar! Sapo mësova për rastin dola në vendin e ngjarjes, për të kuptuar nga afër se çfarë ka ndodhur” shkroi Latifi.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në komunikacion në këtë kohë të fluksit të makinave në rrugë.

“Dua t’i ngushëllojë sinqerisht familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Njëkohësisht, lus qytetarët që të kenë shumë kujdes në komunikacion, sidomos tani që është rritur fluksi i automjeteve në rrugë” shkroi ai.