
Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, e ka quajtur qyqar veprimin e Blerim Devollit dhe Iliri Mullhaxhes për t’i tërhequr të gjitha mjetet nga Telekomi i Kosovës, duke i rrezikuar 3500 punëtorë për paga, njofton Insajderi.
“Veprimi dhe guximi i sotëm I Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për tërheqjen e komplet mjete nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqarë. Sot praktikisht kanë mbetur pa paga 3500 punëtore me familjet e tyre si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit”.
Më pas Balaj ka theksuar se kurrë nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse shteti i është dorëzuar Dardafonit.
“Ne nuk do të dorëzohemi” ka shtuar në fund Lamih Balaj./Insajderi.com