Kryetari i Sindikatës tregon për kompaninë në Kosovë ku vdesin më së shumti punëtorët

Kryetari i Sindikatës tregon për kompaninë në Kosovë ku vdesin më së shumti punëtorët

Kryetari i sindikatës Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Hajdini ka folur për rrezikun e punëtorëve në Kosovë, për mungesë të mjeteve që ju ofrojnë siguri punëtorëve ka pas raste kur punëtorët edhe kanë humbur jetën.

Ai ka thënë se rastet të tilla më të shpeshta ndodhin tek kompania “Bechtel-Enka”, të cilat sipas tij as nuk publikohen, dhe nuk merren masa sa duhet për këto raste.

“Raste më të shpeshta ka tek kompania “Bechtel-Enka” dhe nuk publikohen sa duhet, e nuk merren masa sa duhet, unë këtë e quaj vepër penale, kur një njëri e humb jetën dhe shteti ynë nuk merre kurrëfar masa, e unë në këto raste kisha shku me masa më rigoroze, me burgosje dhe deri më tash për këto nuk është burgosur askush shteti dhe ka neglizhencë”, ka thënë Hajdini për Rtv 21.

Hajdini ka kujtuar rastet kur punëtorët kanë humbur jetën vetëm sepse ju kanë munguar dy dërrasa apo një rripë lidhës.

“Kemi shumë raste kur në mungesë të mjeteve elementarë për punë kanë humbur jetën punëtoret, për shembull kemi rastin kur në Skenderaj kishte humbur jetën në mungesë të dy dërrasave, sepse nuk kishte siguruar vendin e punës dhe ka hyrë poshtë dhe e ka nxënë, e ka mbytur. Fataliteti tjetër është kur për një rrip lidhës punëtori ka ra nga skelja nga kati i gjashtë dhe ka humbur jetën, e këto janë fatkeqësi”, ka thënë Hajdini. /Insajderi.com