
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri, Albin Kurti, me kryetarët e komunave.
Në një prononcim për Shqip.com, Muharremaj ka thënë se do të zbatojë çdo vendim të Asociacionit të Komunave të Kosovës
“Unë e zbatoj vendimin e AKK. Normal duhet me ditë cfarë fuqie ka Bord ii Asociacionit të Komunave”, tha shkurt ai.
Ndryshe, bord i Asociacionit të Komunave të Kosovës u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri i vendit.
Njëra ndër arsyet e refuzimit të ftesës për të mos marrje pjesë në takim është theksuar të jetë “injorimi i AKK-së nga Grupi koordinues anti-COVID”.
Qeveria e Kosovës të hënën ka formuar Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë, jashtë së cilit u lanë të gjitha komunat. /Insajderi.com