Kryetari i Suharekës paralajmëron bllokimin e rrugëve kundër KEDS-it

Bali Muharremaj, kryetar i komunës së Suharekës po paralajmëron protesta kundër KEDS-it.

Ai ka thënë se ndërprerja e rrymës tashmë po bëhet e padurueshme për qytetarët e kësaj komune.

“Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po përballet me orar të tejzgjatur tash e sa kohë, dhe kjo situatë po bëhet e padurueshme. Jo vetëm amviseria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë”, ka shkruar Muharremaj.

Tutje ai nuk i ka përjashtuar as protestat, duke përmendur edhe bllokimin e rrugëve.

“Nëse kjo situatë nuk përmirsohet nga ana e KEDS-it, bashkë me qytetarët dhe bizneset do ti bllokojmë rrugët, duke protestuar në forma paqësore deri në përmirsimin e kësaj gjendje”, ka thënë Muharremaj. /Insajderi.com