Kryetari i Vitisë për tragjedinë në Pozheran: Jemi të prekur thellë

Kryetari i Vitisë për tragjedinë në Pozheran: Jemi të prekur thellë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se janë të prekur thellë nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmjen e së markurës në fshatin Pozheran, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje kosovare, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Haliti ka shkruar se “ngjarjet e tilla tragjike, kur shuhet një familje e tërë, janë tepër të dhimbshme, si për qytetarët po ashtu edhe për Institucionet komunale”.

“Rast i rëndë. Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që na e solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran, mbi tragjedin familjare të familjes Zuka. Shuarja e 4 qytetarëve tanë që gjetën vdekjen në këtë tragjedi, brenda shtëpisë së tyre, na ka prekur thellë”.

“Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të afërmit e familjes Zuka dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune”.

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje./Insajderi.com