Kryetari i Vushtrrisë infektohet me COVID-19

Kryetari i Vushtrrisë infektohet me COVID-19

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar vet, Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se pas disa simptomave të shfaqura ka bërë testin, rezultati i të doli të jetë pozitiv.

Shumë zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë infektuar me Coronavirus përfshirë kryetari i partisë, Isa Mustafa dhe kryeministri, Avdullah Hoti.

“Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë”, ka shkruar Tahiri. /Insajderi.com/

 

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora…

Gepostet von Xhafer Tahiri am Montag, 17. August 2020