Kryetari i komunës flet rreth qëndrimit të AAK-së për Gjykatën Speciale

Kryetari i komunës flet rreth qëndrimit të AAK-së për Gjykatën Speciale

Kryetari i Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, nëpërmjet një shkrimi ka thënë se ai beson që AAK nuk është duke ndryshuar qëndrim për temën e Gjykatës Speciale e as për temat e tjera të interesit kombëtar.

“Besoj thellë, se AAK-ja nuk është duke ndryshuar qëndrim për temën e Gjykatës Speciale e as për temat e tjera të interesit kombëtar. AAK po e ruan konsistencen e saj dhe si çdoherë ka qenë dhe është në gjendje t’u përgjigjet të gjitha temave që kanë të bëjnë me shtetndërtimin, sovranitetin e vendit, zhvillimin dhe forcimin e ekonomisë së vendit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”.

“Poashtu, AAK është e vendosur që pa hamendje në të gjitha segmentet e jetës të sundojë ligji dhe drejtësia. Qytetarë tanë po e shohin çdo ditë e më shumë ndryshimin pozitiv në vend me qeverisjen e re, të përkushtuar dhe dinamike”, ka shkurar Latifi