Kryetari që realizoi vetëm 5 nga 20 premtimet e dhëna

Kryetari që realizoi vetëm 5 nga 20 premtimet e dhëna

Deri më tani për zgjedhjet lokale në Kosovë, dihet vetëm data e tyre, 22 tetori. Partitë politike ende nuk janë përcaktuar se me cilët kandidatë do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Kështu, nuk dihet as për ‘fatin’ e kryetarit aktual të Kamenicës, Begzad Sinani, i cili është në mandatin e parë në këtë komunë.

Instituti GAP, ashtu si për kryetarë të komunave tjera të Kosovës, ka bërë një përmbledhje të përmbushjes së premtimeve nga Begzad Sinani.

Kështu, nga 20 premtime sa ka bërë Sinani për qytetarët e Kamenicës para se t’i fitonte zgjedhjet, ka arritur të realizojë vetëm 5 prej tyre, transmeton Periskopi.

Sipas statistikave të publikuara nga GAP, premtime gjysmë të përmbushura janë vetëm 4. 8 projekte janë në fazën e fillimit dhe 3 prej tyre nuk kanë filluar ende.

 

Sektorët që ka mbuluar hulumtimi i GAP, janë ato kryesisht që lidhen edhe me vetë premtimet që ka bërë Sinani, shkruan Periskopi.

Sinani nuk ka arritur të realizojë premtime si: Heqja e taksave për të gjitha bizneset që punësojnë 5 e më shumë veta deri në 5 vjet. Ndërtimi i shëtitoreve të reja në drejtim të zonave malore.

Premtimet e Sinanit nuk kanë arritur të përmbushen mirë edhe në sektorin e shëndetësisë.

GAP shkruan:

8 jun 2017: Gjatë kësaj periudhe është funksionalizuar qendra e stomatologjisë në fshatin Roganë. Në qytetin e Kamenicës është bërë asfaltimi i oborrit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Por në përgjithësi, orari i punës në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër fshatra nuk është i rregullt.

 

Sektorët që ka përfshirë GAP në këtë hulumtim në Kamenicë janë: Ambient, Arsim, Bujqësi, Infrastruktura, Ndricim Publik, Qeverisja e Mirë, Shëndetësi, Shërbimet Publike, Sociale, Taksa kmunale, Trashëgimi dhe Turizëm.