Kryetari i LDK-së shpreson që Gjykata Speciale ta zbardh vrasjen e Xhemajl Mustafës

Kryetari i LDK-së shpreson që Gjykata Speciale ta zbardh vrasjen e Xhemajl Mustafës

Në 17-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës, në fshatin Gllamnik të Podujevës bënë homazhe strukturat udhëheqëse të LDK-së.

Mes tyre ishte Isa Mustafa, Arban Abrashi, Besa Gaxherri, Ismet Beqiri dhe Mirjeta Kalludra.

Ata vendosën lule te varri i Mustafës, ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk është bërë shumë për zbardhjen e vrasjes se Xhemajl Mustafës, dhe se ata gjithmonë kanë kërkuar që kjo vrasje të zbardhet.

Mustafa tha se ka shpresa që Gjykata Speciale mund t’i zbardhë këto vrasje, por se ata nuk duhet t’i mbajnë shpresat vetëm tek ta, por edhe tek vendorët.

Ndërkohë, sot gjatë ditës, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka pritur në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, si dhe Administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, me të cilat ka biseduar për mandatin e këtyre Dhomave dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse të Kosovës.

Tahiri gjatë takimit potencoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet që rrjedhin nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar