Kryetari i Obiliqit që posedonte dy shtëpi, bleu edhe një shtëpi për pushime

Kryetari i Obiliqit që posedonte dy shtëpi, bleu edhe një shtëpi për pushime

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka deklaruar tri shtëpi – dy prej tyre në emër të prindërve të tij – në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Gashi, i cili u zgjodh kryetar i Komunës së Obiliqit në vitin 2013, nuk ka treguar vitin e blerjes së “shtëpisë për pushime” të cilën e ka deklaruar në AKK.

Por, kryetari i komunës së vogël në lindje të Kosovës, ka deklaruar vlerën e kësaj shtëpie, e cila sipas tij shkon në 90 mijë euro, raporton Insajderi. Këtë shtëpi, ai e ka deklaruar në emër të vet.

Po ashtu, në vitin 2016 ai ka deklaruar se ka blerë një veturë të tipit Golf V, të cilën e ka deklaruar në vlerën e 5,500 eurove.

Xhafer Gashi ka deklaruar në AKK se ka rreth 1 mijë e 200 euro para të gatshme, të cilat i mban në institucionet bankare në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Obiliqit vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). /Insajderi.com