Kryetari i PDK-së: Drenica e ka hequr Serbinë nga Kosova

Kryetari i PDK-së: Drenica e ka hequr Serbinë nga Kosova

Kadri Veseli thotë se rajoni i Drenicës është simboli i Kosovës. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka deklaruar sot se “Drenica është simpatike se e ka hequr Serbinë”.

“Ajo çka dihet qartë është se për katër vitet e ardhshme kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj. Pastaj do të kemi vendime të cilat do t’i marrim që janë në interes strategjik të këtij vendi”, tha Veseli në një intervistë për Ekonomia Online.

Në këtë intervistë Veseli ka folur edhe për rënien e pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme në zonat që janë konsideruar si “hambarë të votave” për PDK-në, si Skenderaj e Drenasi.

Ai thotë se Drenica është bazamenti i PDK-së dhe se për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor do të tregohet edhe një herë se në këtë rajon do të fitojnë bindshëm.

“Drenica është simpatike se e ka hequr Serbinë, Drenica është simbol i këtij vendi… Keni parasysh këtë, te Drenica nuk ka ftohje dhe nuk do të ketë ftohje nga themeluesja – Partia Demokratike e Kosovës; aty është bazamenti”.

Por, sipas tij, nëse merret përqindja që nga viti 2014 ka vetëm 1% ndryshim. /Insajderi.com