Kryetari i Podujevës si kopje e Edi Ramës – repiklon online me qytetarët

Kryetari i Podujevës si kopje e Edi Ramës – repiklon online me qytetarët

Edi Rama, bëri bujë nëpër mediat sociale kur në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë filloi tu përgjigjej qytetarëve të cilët e kritikonin ose lavdëronin online në postimet e tija në Facebook.

Ai shpeshherë ka nxitur edhe irritime tek publiku për shkak të gjuhës jo të përshtatshme që ka përdorur.

Një figurë shumë e ulët për nga pozita në politikën kosovare, ka filluar ta bëjë të njëjtën gjë.

Është kryetari i Podujevës, Agim Veliu.

Ai në një postim të tij në Facebook ua ka kthyer komentet disave pre ndjekësve të tij duke i ironizuar ata.

Veliu, në postimin e tij, ka thënë se do të vazhdojnë me rritjen e buxhetit në sektorin e bujqësisë, dhe me këtë rast ka uruar korrje të bereqetshme për bujqit.

Ndër komentet të cilat e nënvlerësonin punën e komunës dhe kritikonin kryetarin se po bën premtime para zgjedhjeve, një përdorues i Facebookut kishte thënë se e kishin bërë “horë” me punën e tyre.

“Boll se shkoj ajo gjenerata pa tru se ke punu shumë për llap sa që hotë na keni ba”, ka shkruar përdoruesi.

Përderisa Veliu e kishte ironizuar duke e “këshilluar” për foton personale të profilit në Facebook:

“Mos i fyej qytetarët, ndërroje foton se po dukesh keq”, ka shkruar ai.

Një komentuesi tjetër, i cili kishte komentuar shkurt duke thënë “Namin ki me ba”, Veliu ka zgjedhur ta “sulmonte” në emrin e tij.

“A Lulxim e ke emrin a!”, ia ka kthyer Veliu, përderisa komentuesi nuk e kishte lënë me aq. /Insajderi.com