Kryetari Prishtinës uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Kryetari Prishtinës uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Më 14 shtator  në të  gjithë vendin ka filluar mësimi klasik pas një pauze nga marsi i këtij viti për shkak të pandemisë COVID-19.

Ahmeti ka thënë që sot nxënësit po kthehen në shkolla me kushte e rregulla ndryshe.

“Kjo e Hënë e Shtatorit filloi me shumë emocione për të gjithë ne, e veçanërisht për fëmijët që sot po kthehen në bankat shkollore, edhe pse në kushte e rregulla krejt më ndryshe se zakonisht. Andaj nga zemra u urojmë javë të mbarë e plot shëndet”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. Insajderi.com

Mirëmëngjesi Prishtinë!Kjo e Hënë e Shtatorit filloi me shumë emocione për të gjithë ne, e veçanërisht për fëmijët që…

Gepostet von Shpend Ahmeti am Montag, 14. September 2020