Kryetari Suharekës publikon kandidatët e AAK-së për deputetë nga ky qytet

Kryetari Suharekës publikon kandidatët e AAK-së për deputetë nga ky qytet

Kryetari i Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, ka publikuar emrat e katër kandidatëve për deputetë nga ky qytet.

Albena Reshitaj, Hamdi Bytyçi, Fatos Berisha, Bexhet Kuqi, janë katër kandidatët për deputetë në listën e AAK-së.

“Këta janë emrat të cilët do të garojnë në këto zgjedhje, pas aprovimit të Këshillit Drejtues në nivel qendror”, ka shkruar ai në Facebook.

Muharremaj, tha se “janë të bindur në fitore”, përmes angazhimit dhe besimit të qytetarëve. /Insajderi.com

 

Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Suharekë, përmes procesit të votimit i ka dhënë propozimet për kandidatët e…

Posted by Bali Muharremaj on Wednesday, 13 January 2021