
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi ka rezultuar pozitive në testin për Covid-19, njofton Insajderi..
Lajkmin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, i cila ka thënë se Rama–Hajrizi ditë më parë ka rezultuar pozitive në testin për Coronavirus.
Sipas Dules, gjendja e Rama -Hajrizit është stabile edhe ajo është duke qëndruar në izolim sipas udhëzimeve të IKSHP.
“Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2”.
“Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama – Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”.
Gjykata Kushtetuese është duke vazhduar punën me mbajtjen e seancave shqyrtuese në mënyrë virtuale.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i rasteve të reja me Coronavirus, gjersa numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë./Insajderi.com