
Kryetarja e Këshillit Federal të Rusisë, Valentina Matvyienko ka thënë sot se “Rusia nuk e ka njohur dhe nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës”.
Sipas saj, Rusia dhe Serbia kanë mbështetur gjithmonë njëra-tjetrën dhe vazhdojnë ta mbështesin ende. Matviyenko ka thënë se marrëdhëniet midis dy vendeve janë “të natyrës vëllazërore”.
“Ne nuk e kemi njohur dhe nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës”, tha ajo, në një fjalim të mbajtur në Kuvendin e Serbisë.
Rusia është njëra prej vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Republikës së Kosovës. /Insajderi.com