Kryetarja e KQZ-së mban konferencë për media në 12:00

Kryetarja e KQZ-së mban konferencë për media në 12:00

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, pritet që sot të mbajë një konferencë për media në orën 12:00, në selinë qendrore të KQZ-së, njofton Insajderi.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi për media e KQZ-së përmes një komunikate për media.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 21 janar, ora 12:00) Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media”, ka thënë Elezi.

Kjo konferencë e Dakës vjen një ditë pasi Këshilli Gjyqësor I Kosovës ka verifikuar listat e partive politike dhe ka gjetur se dhjetëra kandidatë për deputet kanë probleme me ligjin. /Insajderi.com