Kryetarja e Kushtetueses uron Kurtin pas zgjedhjes kryeministër

Kryetarja e Kushtetueses uron Kurtin pas zgjedhjes kryeministër

Kryetarja e Gjykayës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, e ka uruar Albin Kurtin për marrjen e pozitës së kryeministrit të Kosovës, njofton Insajderi.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, përmes një letre ka shprehur urimet e saj me rastin e zgjedhjes së z. Albin Kurti, Kryeministër të Republikës”, thuhet në njoftim.

Në letër urim thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe ajo personalisht, e mirëpresin bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit. /Insajderi.com