Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket prioriteteve në raport me dialogun me Serbinë, njofton Insajderi.
“Prioriteti kryesorë vazhdon të mbetet sigurimi i vaksinave dhe luftimi i pandemisë. Ne nuk jemi kundër dialogut. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë dhe me parime, me kornizë të përcaktuar paraprakisht ashtu që të dihen synimet e këtij procesi”, deklaroi Kryeziu në RTV Dukagjini.
Ai gjithashtu wshte shprehur se është e pritshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të kërkojnë dialog.
“Është brenda përgjegjësive të tyre që të kërkojnë vazhdimin e dialogut. Qeveria e Kosovës është e gatshme që të mbrojë interesat e shtetit të dialog”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Zëdhënësi i Qeverisë thotë se në të gjitha letër urimet që kanë ardhur nga jashtë, prioritet ishte pandemia, reformat në drejtësi, reformat e integrimeve evropiane.
Sipas tij në këto letra është përmendur edhe dialogu por jo me ndonjë peshë të madhe.
“Kanë rëndësi paragrafët se ku përmendet dialogu”.
Kryeziu thotë se kjo qeveri e ka dialogun me seriozitet për dallim nga qeveritë tjera.
“Qeveria është duke ja dhënë seriozitetin e nevojshëm trajtimit të dialogut. Deri më tani dialogu vazhdimisht është trajtuar me prioritet por jo me seriozitet”, tha ndër të tjera Përparim Kryeziu./Insajderi.com