Kryeziu: Kurti s’ka ndalesë për të qenë pjesë e listës

Kryeziu: Kurti s’ka ndalesë për të qenë pjesë e listës

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se në aktgjykimin që ka dhënë Gjykata Kushtetuese, lideri I VV-së, Albin Kurti dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Albulena Haxhiu, nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë e listës dhe garës zgjedhore, njofton Insajderi.

Sipas Kryeziut, në këtë aktgjykim, Kurti e Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit e as nuk janë dënuar me burgim.

“Pra, përpos shpalljes së Qeverisë si jokushtetuese, ky ka qenë rezultati tjetër nga objekti i shqyrtimit që e ka pasur Gjykata Kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit”, ka shkruar ai në Facebook.

“Për më tepër ata nuk janë të dënuar me burgim. Prandaj, në këtë aktgjykim nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës dhe garës zgjedhore. Shihemi më 14 shkurt, në referendum, për qeverisje të mirë, me Albin Kurtin kryeministër”, shprehet tutje Kryeziu. /Insajderi.com