Kryeziu: Vetëvendosje po e zvarrit me qëllim certifikimin e rezultateve

Kryeziu: Vetëvendosje po e zvarrit me qëllim certifikimin e rezultateve

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, vlerëson se Lëvizja  Vetëvendosje me vendimin për ankimin për votat e diasporës në Supreme, po bëhet me qëllim të zvarritjes së certifikimit të rezultateve të zgjedhje.

Kryeziu ka hedhur këto dyshime, pasiqë sipas tij në Lëvizjen Vetëvendosje ka mjaftueshëm individë që e lexojnë dhe e interpretojnë ligjin.

Ndërsa ka ngritur pikëpyetjet se pse po i duhet kjo kohë Lëvizjes Vetëvendosje.

“Vetëvendosje, ka mjaftueshëm njerez qe e lexojnë e interpretojnë ligjin, prandaj ankimimi i saj per votat e diaspores me shume se sa angazhim për te drejten e votes, duket si zvarritje e qellimshme e certifikimit te rezultateve . S’di pse po i duhet kjo kohe?!”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Dje paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, e ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të rreth 5 mijë votave të ardhura nga disapora me vonesë. Këtë vendim e kishte përshendetur edhe Ismet Kryeziu, duke  e quajtur korrekt e profesional.