Kryeredaktori i RTK 3, Ridvan Berisha thotë se ndihet i rrezikuar nga ajo që e quan “linçim publik që Lëvizja Vetëvendosje” po i bënë personalitetit të tij si gazetar.
“Jam në oborr para shtëpisë sepse gjatë tërë kohës prej që është publikuar ajo fotografi me atë lidhje, më kanë ardhur mesazhe kërcënuese”, tha Berisha, për Insajderin.
Krejt kjo, sipas Berishës, vjen pasi VV-ja, publikoi një fotografi në të cilën ai shihet në një darkë me gruan e zëvendësdrejtorit të njësitit të anti-terrorizmit, Luan Keka, i cili ka zhvilluar hetimet ndaj aktivistëve të kësaj partie që u arrestuan të martën nën dyshimet për “aktivitet terrorist”.
Në fotografi janë edhe Ridvan Berisha e Asdren Agushi nga Radio Televizion Publik i Kosovës, që sipas Vetëvendosjes, shoqëria e Luan Kekës me ta është “shumë e afërt.”
Për Insajderin, Berisha ka thënë se “si njeri i jetës publike, që si zanat ka gazetarinë e sheh shqetësuese faktin sesi një zyrtarë i lartë i një partie politike merr të drejtën të linçoj një person duke i kontrolluar dhe publikuar fotografitë që megjithatë kanë qenë publike”.
“Me shumë përgjegjësi po e them se ndërkohë që po flas, për shkak të kësaj gjuhe të etiketimit dhe linçimit, unë realisht ndihem i kërcënuar nga mesazh nga mbështetësve të VV-së, të cilët po përdorin gjuhë kërcënuse”, tha Berisha për Insajderin.
Berisha përmendi fjalët “zagar” dhe “tërheqje zvarrë”, kur u pyet se me cilën gjuhë po kërcënohet.
“Kjo situatë është serioze edhe për mua edhe për familje”, tha Berisha.
Ka etiketuar në mënyrë specifike, nënkryetarin e VV-së, Dardan Sejdiun, për të cilin tha se “gjuha e përdorur nga ai është shqetësuese dhe nxit dhunë”.
“Dardan Sejdiu duhet ta dijë se ekstremizmi prodhon ekstremizëm”, ka thënë Berisha.
E tek në fund të reagimit të tij, Berisha ka pasur edhe një porosi.
“Etiketimi personal i imi ka për qëllim që të sjellë pasiguri, por unë nuk frikohem”, ka thënë Berisha në fund.
Gjashtë aktivistë të VV-së, u arrestuan gjatë së martës nën dyshimin se kanë kryer “sulme terroriste”.
Dy nga këto sulme për të cilat dyshohen aktivistët e VV-së, janë kryer ndaj Radiotelevizionit publik të Kosovës dhe drejtorit të këtij mediumi publik, Mentor Shalës. /Insajderi.com
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]