Kthehen të reshurat përsëri: Nesër mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Kthehen të reshurat përsëri: Nesër mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Ndryshe nga sot, moti gjatë ditës së nesërme do të mbajë i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, njofton Insajderi.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), kjo gjendje do të përfshijë vendin përgjatë dy ditëve të ardhshme.

E gjithë kjo si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të favorshme , përpos në disa lokalitete të kufizuara, ku ka mundësi të ketë stuhi.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës mundë të arrijë rreth 18m/s. /Insajderi.com/