Pas disa javësh trajtim në Austri, është kthyer i shëruar në Kosovë, Fidan Gashi, i lënduar nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj, përcjell Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në një postim në Facebook, Zemaj njoftoi se Gashi është trajtuar në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë.
“Tashmë Enveri është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona”, ka shkruar ministri.
Ai tutje tha se janë në kontakte të vazhdueshme edhe me shtetin e Turqisë, ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë, po ashtu të lënduar nga ky shpërthim.
“Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj./Insajderi.com
Sapo e përcjellem në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi…
Posted by Armend Zemaj on Friday, February 19, 2021