
Ka arritur në Kosovë, Enver Xhokli i cili u lëndua nga shpërthimi që kishte ndodhur në janar të këtij viti në Ferizaj, njofton Insajderi.
Xhokli ishte duke u trajtuar në Austri.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Me emocione, e pritëm në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, në janar të këtij viti.
Trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë dhe përkrahjen e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz”, ka shkruar Zemaj./Insajderi.com
Me emocione, e pritëm në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, në…
Posted by Armend Zemaj on Monday, March 8, 2021