Një grua kosovare me dy fëmijë, të cilës iu vra bashkëshorti si luftëtar i ISIS-it, pati mbetur e ngujuar në një kamp të refugjatëve në Siri, i cili kontrollohej nga kurdët.<" />

Kthehet nga Siria nëna me vajzën e sëmurë për të cilën kërkonte ndihmë

Kthehet nga Siria nëna me vajzën e sëmurë për të cilën kërkonte ndihmë

Një grua kosovare me dy fëmijë, të cilës iu vra bashkëshorti si luftëtar i ISIS-it, pati mbetur e ngujuar në një kamp të refugjatëve në Siri, i cili kontrollohej nga kurdët.
Ajo i pati thënë Klan Kosovës me 27 janar 2019 se po mundohej të largohej nga atje nëpërmjet Kryqit të Kuq për shkak sepse e kishte njërën nga vajzat të sëmurë rëndë, njofton Klan Kosova.

Gruaja me inicialet M.A së bashku edhe me më shumë se 100 persona të tjerë sot është kthyer në Kosovë.

Akoma nuk dihet për gjendjen shëndetësore të vajzës.