Ku gjendej Sami Lushtaku, në kohën kur u nënshkrua marrëveshja e stilit mafioz, për tokën 20 milionëshe?

Ku gjendej Sami Lushtaku, në kohën kur u nënshkrua marrëveshja e stilit mafioz, për tokën 20 milionëshe?

InDoks në dokumentarin “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”, ka shpalosur për herë të parë një dokument që dëshmon për një marrëveshje të stilit mafioz, në të cilën ishin të përfshirë dy komandantë të lartë të UCK-së.

Jakup Nura, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku e Ismet Haxha kishin organizuar një këshill pajtimi për grupet që po bënin fesat për atë pronë të shtrenjtë e të vlefshme me miliona.

Këtu mund ta shikoni dokumentarin e plotë:

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by InDoks on Sunday, 14 October 2018

 

“Pas mosmarrëveshjeve në mes të Ruzhdi Shaqirit nga Prishtina nënjërën anë dhe Ismet Osmanit në anën tjetër në të cilën janë implikuar edhe Osman Bajrami dhe Sylejman Bajrami të cilët Ruzhdi Shaqirin e kanë dhëndër si dhe Afrim Dobrani nga Mitrovica  shok i Ismet Osmanit ndaj të cilëve është në rrjedhë e sipër procedura penale pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, këshilli i pajtimit pas bisedimeve të realizuara me palët nëkonflikt arriti që të gjitha palët ti pajtoi dhe që lidhur me këtë rast kurrë më nuk do të kenë raporte të këqija në mes vete”, thuhet në këtëmarrëveshje.

Këta anëtarë të këshillit, dy prej tyre ish-komandantë të fuqishëm të UCK-s, Lushtaku e Selimi, marrin përsipër që të jenë garant bile të kësaj marrëveshjepër palët.

Në këtë marrëveshje palët madje ishin marrë vesh që në një formë ta sabotonin drejtësinë.

Marrëveshja thotë që Ismet Osmani-Curri nuk do ta ndiqte penalisht më as Ruzhdi Shaqirin, as vëllezërit Bajrami, lidhur me incidentin e marsit të atij viti ku u gjuajtën me armë si nëpër filma. Edhe familja Bajrami nuk do ta ndiqte më penalisht mikun e Currit, Afrim Dobrani edhe nëse ai shpallet fajtor  në gjykatë. As nuk do të kërkoheshin dëmshpërblime financiare.

InDoks ka tentuar që për këtë marrëveshje të intervistoi edhe Sami Lushtakun, ish-komandant  i UCK-së dhe njeri shumë i fuqishëm i bastionit të PDK-së në Drenicë, por i njëjti edhe pse ka pranuar që të takohet, nuk ka pranuar që të dalë para kamerës për ta komentuar marrëveshjen. Ai ka thënë veç se ka pasur qëllim që palët të mos i lë që të përfundojnë, siç thotë ai” te më e keqja”.

Në ndërkohë ai nuk ka pasur përgjigje as për faktin që marrëveshjen e ka nënshkruar në kohën kur me shumë gjasë është dashur të ishte në burg.

Sipas njoftimeve të mediave të kohës, Sami Lushtaku ishte liruar nga burgu më 22 gusht të viti 2008, pasi që kishte mbajtur tre muaj e gjysmë burg kur u gjet fajtor për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës si dhe i ishte bashkangjitur një vepër tjetër, ajo e armë mbajtjes pa leje. Marrëveshja ishte nënshkruar më 18 qershor që me njëpërllogaritje tëthjeshtë del që ai duhet të ketë qenë në burg atë kohë./Insajderi.com