Kyetari i komunes së Junikut, Agron Kuçi i ka bërë ftesë presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për takim ‘në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve të mëdha historike’ me qëllim të heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë.
Kuçi,përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufinjtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre”
“Dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufinjtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre, përkundrazi dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës, njekohësisht i bëjnë favore diplomacisë agresive hegjemoniste të Serbisë.
Prandaj, në kuptim të heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufinjtē e Kosovës karshi Serbisë e ftojë mikun tim Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Partisë sime (AAK-ë), Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në takim në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve tē mëdha historike”, ka shkruar Kuçi.
Dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufinjtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi…
Posted by Agron Kuçi on Wednesday, 10 October 2018