Në orët e mbrëmjes ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi dhe një ekip nga Telekomi janë takuar me përfaqësues të Z-Mobile dhe kanë nënshkruar marrëveshjen.
Kjo është konfirmuar nga ministri Kuçi përmes një njoftimi në Facebook dhe nga vetë Telekomi.
“Sot kemi arritur me sukses të zhbllokojmë llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës dhe është nënshkruar një marrëveshje me operatorin ekonomik Dardafone.net. Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë. Kjo marrëveshje për zhbllokim të llogarive do të përcillet edhe nga një Marrëveshje Mirëkuptimi për Subvencionim të Kushtëzuar për Investime në operacionet vitale mes Qeverisë së Kosovës dhe Telekomit”, ka thënë Kuçi.
Llogaritë e Telekomit janë bllokuar tash e sa ditë./Insajderi.com