Funksionalizim, privatizim

Kuçi: Postën ta funksionalizojmë njëherë, pastaj e privatizojmë

Posta edhe mund të privatizohet më pas, por një herë duhet të funksionalizohet ka thënë ministri Blerim Kuçi.

Kuçi: Postën ta funksionalizojmë njëherë, pastaj e privatizojmë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ka deklaruar se nuk është mirë të privatizohet posta, pa u funksionalizuar fillimisht, njofton Insajderi.

“Unë mendoj që e para duhet ta rregullojmë sa është e mundur përformanca e kësaj ndërmarrje e pastaj paralel të shikojmë privatizimin, por pa e rregulluar çështjen e performancës së kësaj ndërmarrje nuk kisha marrë këso veprimi”, ka deklaruar Kuçi.

“E imja si ministër dhe kësaj qeverie është ta rrit përformancen e kësaj ndërmarrje me mekanizma ekzistues aq sa është e mundur, nëse nuk është e mundur, atëherë duhet me u marrë edhe vendime tjera”.

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, ka kthyer sërish çështjen e privatizimit të Telekomit.

Teksa në Qeverinë̈ Kurti nuk ishte paraparë privatizimi i kësaj ndërmarrje publike në asnjë pikë në programin qeverisës, në pikën 5.7 të programit të Qeverisë Hoti është theksuar edhe privatizimi apo shitja e aksioneve të ndërmarrjeve publike, përfshirë këtu edhe Telekomin./Insajderi.com