Kuçi: Thaçi presidenti më kredibil pas Rugovës

Kuçi: Thaçi presidenti më kredibil pas Rugovës

Hajredin Kuçi ka thënë në një intervistë për Klan Kosova që nesër Kosova do ta zgjedhë presidentin më kredibil që prej presidentit Ibrahim Rugova.

“Kosova do ta zgjedhë nesër presidentin më kredibil pas presidentit Rugova. Hashim Thaçi do të jetë presidenti më kredibil pas Rugovës”, ka thënë Kuçi në Zona B, raporton Insjaderi.

Sipas tij, me zgjedhjen e Thaçit president Kosova do të hyjë në një fazë të re të tranzicionit të këtij institucioni. Kuçi ka thënë edhe se zgjedhja e Thaçit tashmë është e sigurt.