Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka zhvilluar sot një takim me sekretarin për Energji në Departamentin e Shtetit, Matthew Zais, njofton Insajderi.
Në këtë takim është diskutuar për çështjen e fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit, për çka, siç bëhet e ditur nëpërmjet një njoftimi për media të kësaj ministrie, në muajt e ardhshëm do të intensifikohet puna me ekspertët amerikanë, që do të punojnë në fizibilitetin e këtij liqeni, si pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit.
“Takimi me z. Zais kishte për qëllim pranim-dorëzimin e letrës së sekretarit për Energji në Departamentin e Shtetit, Dan Brouillette. Kjo letër përmban një njoftim se në muajt e ardhshëm do të intensifikohet puna me ekspertët amerikanë, që do të punojnë në fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit, si pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorin në Ëashington”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, kjo kumtesë thotë se në këtë takim është diskutuar për Strategjinë e re të Energjisë në Kosovë, modalitet e ecjes përpara me energji dhe sfidat që po kalon Kosova në këtë sektor.
“Këto sfida lidhen me sigurinë e furnizimit dhe mundësinë e diversifikimit të burimeve të gjenerimit”, thotë Ministria.
Ministri Kuçi ndër të tjera thuhet se i ka prezantuar zëvendës sekretarit për Energji në Departamentin e Shtetit, kornizën mbi të cilën do të ndërtohet Strategjia e re e Energjisë, e bazuar në burimet e Energjisë së Ripërtritshme, burimet e Linjitit, burimet e Gazit dhe aplikimi i masave efiçiente të energjisë. /Insajderi.com