Kufijtë s’lëvizin

Kufijtë s’lëvizin

Çështja e kufijve për Gjermaninë është temë e mbyllur, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai, duke folur në një emision në KTV, ka deklaruar se propozime të tilla me kufij etnikë janë mentalitet i shekullit të kaluar dhe të rrezikshme gjithashtu.

“Nga ana politike të gjithë i kanë refuzuar ndryshimet e kufijve. Kjo çështje për ne është e mbyllur”, ka deklaruar diplomati gjerman.

Në anën tjetër, përkundër se i pyetur, Rohde ka refuzuar të flasë edhe për statutin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe çështjen e veriut.

Ka thënë se gjithçka që mund të diskutohet u takon dy palëve në dialog.

Nuk ka lënë pa ritheksuar qëndrimin rigoroz gjerman në raport me Kosovën dhe Serbinë duke pohuar se shteti i tij do një normalizim raportesh dhe njohje reciproke.

“Siç e tha ministri im, normalizim i plotë për ne do të thotë që në fund njohja reciproke duhet të jetë pjesë e zgjidhjes përfundimtare”.