Kufiri me Maqedoninë kalohet vetëm me letërnjoftim

Kufiri me Maqedoninë kalohet vetëm me letërnjoftim

Qytetarët nga Kosova dhe ata të Maqedonisë së shpejti do të mund të kalojnë në kufirin në mes dy vendeve vetëm me letërnjoftim.

Kështu ka njoftuar Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministri  i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, i cili sot ka pritur në takim homologun e tij maqedonas.

Thaçi po ashtu njoftoi se së shpejti pritet hapja edhe nje vendkalimi të ri me shtetin fqinj.

“Nënshkruam dy marrëveshje të rëndësishme. Njëra për hapjen e një vendkalimi kufitar Stanqiq – Bellanoc, që afron Karadakun me Maqedoninë dhe njeri për kalimin e kufirit me letërnjoftime. Do të punojmë në implementim e marrëveshjeve”, tha Thaçi.

Marrëveshjet në emër të Maqedonisë i ka nënshkruar ministri i Punëve të Jashtme i këtij vendi./Insajderi