Masat bëjnë efekt

Kufizimi i lëvizjes po respektohet maksimalisht në Ferizaj

Vendimet e Qeverisë për kufizime të reja për shkak të pandemisë Covid-19 kanë filluar të respektohen. Në Ferizaj pas orës 21, qyteti pothuajse është i qetë tërësisht.

Kufizimi i lëvizjes po respektohet maksimalisht në Ferizaj

Me të marrë vendimin Qeveria e Kosovës, me ç’rast nga katër komuna, edhe në Ferizaj mori vendim që të kufizohet qarkullimi i qytetarëve si dhe të mbyllet gastronomia pas orës 21:00, Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës në Ferizaj nisën sot aksionin për kontrollin e shtuar në zbatim të këtij vendimi, njofton Insajderi

Nga raportimet në terren thuhet se masat e reja antiCOVID-19 po zbatohen në përpikëri nga qytetarët, njofton Komuna e Ferizajt.

Inspektorët do të jenë gjatë gjithë kohës në terren në zbatim të këtij vendimi, shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, që të garantohet respektimi i kësaj mase në mbrojtje të shëndetit publik gjatë pandemisë COVID-19.

Ferizaj është një nga komunat në të cilin është rikthyer numri i madh i të infektuarve nga Covid-19. /Insajderi.com