Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut bëhet vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Shkruan: Skender Musa

Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut bëhet vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut bëhet vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni qendror për mes të cilit përfaqësohet vullneti i popullit, dhe si i tillë ka obligim kushtetues që të garantojë një sistem parlamentar të qeverisje, përmes vendimmarrjes politike.

Kuvendi duhet ta zbatojë Kushtetutën e Republikën e Kosovës dhe parimet kushtetuese për ndarjen e pushteteve, liritë dhe të drejtat e njeriut, miraton ligje, ndryshon kushtetutën, shpallë referendum, ratifikon traktate ndërkombëtare, zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe nënkryetarin, zgjedh qeverinë dhe shpreh dhe mosbesimin ndaj qeverisë si dhe mbikëqyrë punën e qeverisë dhe institucioneve tjera publike dhe gjithashtu zgjedh presidentin dhe shkarkon, zgjedh anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit prokuroial, jep pëlqimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Në bazë të këtyre kompetencave Kuvendi pa as një dyshim është institucioni qendror dhe themelor i shtetit tonë dhe është një lloj instrumenti për kontrollin e punës së qeverisë dhe institucioneve tjera publike që për punën e tyre i raportojnë kuvendit. Çdo përpjekje për de faktorizimin e kuvendit nga institucionet tjera rrezikon demokracinë në vend sepse populli me rastin e zgjedhjeve për mes votimit e delegon vullnetit e tij te deputetët e zgjedhur, të cilët këtë vullnet të deleguar janë të detyruar ta bartin në vendimmarrje, në të kundërtën shteti shkon drejtë dikaturës.

Neni 16 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në paragrafin 1 parasheh që kushtetuta është akti juridik më i lartë shtetëror dhe të gjitha ligjet dhe aktet tjera shtetërore duhet të jenë në pajtim me kushtetutën. Në situatë aktuale të pandemisë që ndodhet vendi ynë kemi hyrë në një situatë të rrezikshme për shkak të mos bashkëpunimit të institucioneve në mes veti, dhe si pasojë nxjerrja e vendimeve me vetëdije në kundërshtim me kushtetutën, duke anashkaluar në tersi kuvendin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në dorëheqje, për kufizimin e lirisë së lëvizjes është në kundërshtim me kushtetutën dhe që në fakt paraqet shkelje, duke i dhënë afat të arsyeshëm që ta shfuqizojë at vendim dhe të ndjek procedurat ligjore. Qeveria në dorëheqje në vend se të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkëpunojë me institucionet tjera kompetente dhe të gjej zgjidhej politike duke bashkëpunuar me të gjithë faktorët politik, barti kompetencat në Ministrin e Shëndetësisë.

Ky veprim i qeverisë në dorëheqje solli një paradoks juridik ku ministri shfuqizon vendimin e qeverisë pjesë e të cilës është, dhe pa as një dyshim kjo paraqet mos zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Me vendimin e ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e lirisë së lëvizjes është shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe at neni 56 par 1të drejtat dhe liritë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, dhe 131 gjendja e jashtëzakonshme, ku parashihet se të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë bëhen në kohë sa më të shkurt të mundshme vetëm deri sa të është e nevojshme.

Me vendimin e ministrit janë kufizuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe është kufizuar liria e lëvizjes për çdo person nga 1 orë e 30 minuta për tu furnizuar me gjëra ushqimore, medikamente mjekësore dhe për ti kryer obligimet financiare. Mirëpo ky vendim që në fakt paraqet gjendje të jashtëzakonshme nuk paraqet zgjidhje për popullatën që kanë mbetur pa të ardhura në sektorin e ndërtimtarisë, në sektorin e drejtësisë si në avokati, noteri, përmbarim, zyrat për çështje ekonomike – kontabilitet, ekonomit familjare dhe të vetë punësuarit.

Nuk përfshinë ndalimin e afatit për pagesat e shërbimeve komunale të rrymës dhe obligimeve tjera duke përfshi edhe kreditë dhe ndalimin e kamatave. Pa as një dyshim shëndeti duhet të jetë prioritet për të gjithë, por duhet të mbrohen edhe ekonomia familjare, bizneset, prodhuesit, tregtaret dhe veprimtarit tjera shërbyese sepse në të kundërtën ne do të shkatërrohemi nga varfëria e skajshme.

Praktika juridike në shtetet ku zbatohet parimi i shtetit të së drejtës njeh vendim të mirë e që është i paligjshëm dhe në kundërshtim me kushtetutën, vendimet e tilla janë të rrezikshme dhe si të tilla duhet të anulohen nga Gjykata Kushtetues dhe në Kodin Penal të Republikës në neni 394 par 1, par dhe 2 parashohin vepër penale për zyrtarët që nuk zbatojnë vendimet apo aktgjykimet e plotfuqishme të ndonjë gjykate të Republikës së Kosovës.

Vendimi i Ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë nëse shpallet antikushtetues edhe zyrtarisht nga Gjykata Kushtetues, sjellë komplikime për Policin e Kosovës, e cila është obliguar të zbatojë vendimet dhe të ndalojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve, ndoshta edhe ti ndalojë duke u bazuar në një vendim antikushtetues.

Kjo në fakt paraqet zbatim të vendimit të paligjshëm dhe qytetarë fitojnë të drejtën që të padisin organet qeveritare dhe të iniciojnë procedurat disiplinore ndaj personave zyrtar që u a kufizojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Pa dyshim që ne jemi të vedijshëm që kemi të bëjmë me gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, por duhet të respektohet sistemi kushtetues i Republikës së Kosovës, të merret iniciativa nga qeveria apo presidenti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të aprovohet dekreti në kuvend dhe të merren masat mbrojtëse për ekonomin duke ndalura afatet e pagesave dhe obligimeve kreditore pa kamata që kanë ndaj bankave qytetarët dhe bizneset dhe obligimeve tjera komunale dhe në formë të ligjshme të ruhet shëndeti i qytetarëve dhe ekonomia e vendit.

Çdo rrugë që është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës paraqet rrezik për rendin kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe një praktikë e tillë nuk duhet të lejohet sepse vendi rrezikon të shkojë drejt anarkisë sepse tash apo në të ardhmen politikanët apo zyrtarë tjerë mund të tentojnë që të vendosin pushtet absolut dhe të mos zbatojnë vendimet e gjykatave e sidomos të Gjykatës kushtetues që është gardiane e mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Pavarësisht opinioneve profesionale është mirë që vendimi të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga institucionet kompetente dhe vetëm kjo gjykatë ka kompetencë që të vendos sa a kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutës, apo jo, përndryshe në bazë të praktikës sipas mendimit tonë kemi të bëjmë me shkelje flagrante të nenin – it 56 të aktit më të lart juridik të vendit.

Autori është avokat në Prishtinë.