Kujdes edhe nëse jeni shëruar nga Covid 19!

Mirishahe Limani Hiler

Kujdes edhe nëse jeni shëruar nga Covid 19!

A janë imunë ish pacientët me Covid-19?

Ende nuk është vërtetuar zyrtarisht në këtë fazë se, pacientët që ishin të infektuar me koronavirus tani kanë krijuar imunitet ndaj Covid 19, shkruan e përditshmja Tribune de Genève, sot më 16 prill 2020.

Ja disa detaje rreth këtij problemi e që duam të dijmë më shumë.

A do të ketë imunitet mbrojtës te njerëzit e shëruar nga koronavirusi (dhe për sa kohë)?

Ekspertët supozojnë këtë, por asgjë nuk është e sigurt në këtë fazë për shkak të mungesës së provave shkencore.

“Do të duhet të demonstrohet zyrtarisht në një moster përfaqësuese të popullatës”, thotë profesori Thierry Calandra, shef i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën spitalore universitaire të kantonit Vaud (QSKV).

Duhet ditur se antitrupat (zbuluar nga serologjia) nuk janë sinonim i imunitetit. “Serologjia pasqyron ekspozimin ndaj virusit. Kjo nuk do të thotë që virusi do të neutralizohet nga ky antitrup, thotë profesor Calandra. Nëse antitrupat maten, kjo do të thotë që ju keni qenë të ekspozuar dhe keni pasur një përgjigje imune. A është kjo përgjigje mbrojtëse apo jo? Do të duhet ta studiojmë ”.

Bërja e këtij testi me idenë e asaj që të dini nëse keni pasur virus dhe nëse jeni imun nuk ka kuptim, konfirmon Profesor Gilbert Greub, gjithashtu nga QSKV. “Nuk mund t’i thuash dikujt: ” Ke pasur antitrupa, mirë është, tani je i mbrojtur “.

A mund të rikthehet koronavirusi tek njerëzit tashmë të shëruar prej tij?

“Ne ende nuk kemi përgjigjen zyrtare për këtë pyetje,” thotë profesor Calandra. Prandaj është e rëndësishme që njerëzit, masat e izolimit tek të cilët janë hequr, të mbajnë masa për distancimin shoqëror dhe higjenën e duarve “.